Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar tre gra për vrasjen e burrave të tyre, tha një grup iranian për të drejtat e njeriut.
Mes tyre është edhe Sohila Abadi, e cila u var në burg pasi u dënua për vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin u martua kur ishte vetëm 15 vjeç.
Gjykata përmendi “mosmarrëveshjet familjare” si motivin e vrasjes, transmeton Insajderi
Tri gratë e ekzekutuara të mërkurën janë pjesë e një grupi prej 32 personash të ekzekutuar javën e kaluar, tha organizata iraniane.
Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar dy herë më shumë njerëz këtë vit sesa vitin e kaluar.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Irani ekzekuton më shumë gra se çdo vend tjetër në botë dhe shumica e tyre akuzohen për vrasjen e burrave të tyre.