
Artur A., 21-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e 11 personave në Graz të Austrisë ditën e së martës.
Mediumi austriak ‘Krone’ ka raportuar mëngjesin e së mërkurës se të dyshuarit, përgjatë kontrollit në apartamentin e tij, iu është gjetur edhe një mjet shpërthyes, përcjell Insajderi.
“Po atë ditë, apartamenti i të dyshuarit për armëmbajtje, Artur A., u kontrollua me kujdes nga shërbimet e emergjencës. Policia tani ka konfirmuar se u gjet një bombë. Ajo ishte jashtë funksionit”, thuhet në raportimin e ‘Krone’.
Përgjatë ditës së djeshme u raportua se në mesin e viktimave është edhe një vajzë 15-vjeçare nga Kosova.
Sipas mediave austriake, numri i viktimave është 11, teksa i dyshuari plagosi edhe 12 të tjerë.
Krejt sulmin, i dyshuari e realizoi me një pistoletë dhe një pushkë. Ai në një letër lamtumire që kishte lënë në shtëpinë e tij, kishte thënë se po ndihej i bullizuar. /Insajderi.org/