×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vrasja e 14-vjeçarit, prokuroria rëndon akuzën për autorin

    Insajderi
    21 November 2024 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Tiranës do të shkojë në Gjykatë me kërkesën e caktimit të masës së sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

    Ndryshe nga referimi i bërë nga policia, për akuzën e vrasjes me dashje, fakti që viktimë ishte një i mitur dhe nga ngjarja është rrezikuar jeta e më shumë se 1 personi, Prokuroria e kualifikon ndryshe akuzën, duke rënduar pozitën e tij.

    Të premten, i mituri do të dalë përballë Gjykatës së Tiranës për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, në datë 18 Nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet dhe ishte pasojë e një konflikti të nisur të premten, datë 15 Nëntor mes njëri-tjetrit për motive banale. Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur autori si dhe një 14-vjeçar tjetër, shok me viktimën.

    Ata kishin lënë të sqaroheshin në fillim të kësaj jave, por sqarimi agravoi në sulm fizik dhe përdorimin e një thike nga autori, teksa i plagosur mbeti edhe një tjetër adoleshent.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark