×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 14 vjeçarit- Publikohet edhe emri i një personi tjetër të përfshirë

    Insajderi
    25 November 2024 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prindërit e djalit që ndodhej bashkë më 14-vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë, kanë pretenduar se në vendin e ngjarjes nuk ka qenë vetëm autori i dyshuar, por edhe një person tjetër më i rritur.

    Pas këtyre aludimeve, policia doli me një njoftim zyrtar kur tha se nuk ka pasur person tjetër, dhe se dyshohet se autor është 14-vjeçari me inicialet M.P..

    Ndërkohë mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, ekskluzivisht është publikuar proces verbali i mbajtur nga oficeri pas ngjarjes. Në këtë procesverbal, përveç emrit të të miturit, del edhe një tjetër person, me emrin Kledion.

    Ngjarja është ende nën hetim, ndërsa ende nuk dihet se cili apo cilët ishin personat që morën në makinë autorin e dyshuar pas ngjarjes, në makinën ku më pas u publikua edhe një foto e të miturit, ku shfaqej me plagë në dorë.

    Ndërkohë i pyetur nga Top Story se kush e ka dërguar në shkollë autorin e dyshuar ditën e ngjarjes, babai i tij tha se ka shkuar me taksi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark