Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori

    Insajderi
    22 September 2022 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abc mëson se policia e Shkodrës, ka identifikuar autorin e ekzekutimit të 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, që ndodhi mbrëmje e së djelës.

    Emri i tij nuk bëhet i ditur.

    Burimet thanë se ai është një person me precedentë kriminale të mëparshëm dhe rezulton i shpallur në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Shkodër.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në darkë. 7 herë është qëlluar në vendin e ngjarjes me pistoletë nga autorët ndërkohë që 5 predha plumbi pistoletë ka marrë viktima pas atentatit me armë zjarri.

    Pikërisht tek arma e krimit dhe motori i djegur në lagjen Guerrila është shpresa e vetme e grupit hetimorë, duke shpresuar në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në mjetin e sekuestruar dhe armën e krimit.

    Sa i takon pistave të hetimit, burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës, po punohet në dy drejtime, së pari në konfliktet e djalit të xhaxhait të viktimës Sehar dhe Shkëlzen Xhenje, të cilët janë emra të njohur për policinë e Shkodrës, ndërkohë që pista e dytë ku po hetojnë blutë e Shkodrës është ajo e vrasjes së Ismet Çekorjes.

    Edhe pse s’ka një provë konkrete, hetuesit e çështjes dyshojnë se viktima ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, kjo lidhur edhe nga afërsia e banesave të dy familjeve Çekorja dhe Xhenje, banues në lagjen Guerrile në qytetin e Shkodrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark