Vrasja e 27-vjeçarit në Lipjan, Apeli e kthen në rivendosje rastin e pesë policëve të paraburgosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 27-vjeçarit në Lipjan, Apeli e kthen në rivendosje rastin e pesë policëve të paraburgosur

    Insajderi
    21 July 2025 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka aprovuar kërkesat e mbrojtësve të pesë policëve të dyshuar në Lipjan për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, duke e rikthyer çështjen e paraburgimit në rigjykim.

    “Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan – Departamenti i Përgjithshëm, PPr.nr.41/2025, të datës 09.07.2025, duke e kthyer çështjen në rigjykim”, thuhet në aktvendimin e shkallës së dytë të gjykatës.

    Sipas Apelit, kolegji i gjyqtarëve ka konstatuar se aktvendimi i ankimuar përmban shkelje të dispozitave të procedurës penale, që kushtëzojnë anulimin e tij.

    “Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, vijon tutje njoftimi.

    Raportimet e Gazetës Insajderi për këtë rast:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark