Policia e Kosovës është duke bastisur shtëpinë e Dibran Hoxhajt, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.
Kështu konfirmoj për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se policia është duke bërë bastisjet në objektet për-rreth dhe në shtëpinë e një nga të dyshuarit, i cili është pronari i lokalit.
“Jemi në fazën fillestare të hetimeve. Në mesin e personave që janë shoqëruar në polici është edhe pronari i lokalit. Ka dyshime që D.H të jetë personi që ka qëlluar me armë zjarri për momentin është duke u intervistuar, nuk është arrestuar është i ndaluar. Katër-pesë persona tashme janë në stacionin policor. Policia është duke bërë kontrollimin dhe bastisej në disa objekte për rreth dhe në shtëpinë e një personi të dyshuar”, tha Bytyqi për Insajderin.
Sot në orët e para të mëngjesit, nga të shtënat me armë zjarri ka vdekur një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se rasti ka ndodhur në lokalin “Kobra City”, pronar i së cilit është Dribran Hoxhaj, i njohur me njofkën Kobra.
Ndërsa, sipas policisë shqiptare Kobra dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tre shqiptarëve, të cilët ishin duke u larguar për në Kukës.