Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e autorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e autorit

    Insajderi
    07 January 2025 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 33 vjeçarit Ramazan Mataj në Dragoç të Shkodrës.

    Autori Arjon Hasaj, kishte dyshime se 33-vjeçari ishte në një raport me motrën e tij të cilën e kishte ndarë nga 2 marrëdhënie martesore që kishte pasur më herët.

    Dyshimet janë se në një rast Arjoni i ka gjetur të dy bashkë dhe për këtë arsye, prej kohësh, nuk e pranonin në shtëpi të motrën.

    I ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor, Arjon Hasaj, ka vendosur të eliminojë Ramazan Matajn. Ai ka rrëfyer për grupin hetimor me detaje organizimin e vrasjes, që nga hapja e profileve false në rrjete sociale për të inskenuar vrasjen, e deri tek lënia e takimit me qëllim vrasjen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark