Vrasja e 37 vjeçarit në Gjilan, ngrihet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 37 vjeçarit në Gjilan, ngrihet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve

    Insajderi
    23 January 2025 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve, të cilët gjenden në masën e paraburgimit që nga 12 nëntori i vitit 2024.

    Sipas aktakuzës “i pandehuri V.S., më 7 nëntor 2024, rreth orës 14h, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me dashje, për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke hyrë në veturë, i afrohet dhe me armë e gjuan në pjesën e pasme të shpinës, ku pasi rrëzohet në tokë e godet me grusht dhe shqelm dhe më pas së bashku me të pandehurin F.M. janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i ndjeri për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

    “Me këto veprime, i pandehuri V.S., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.”

    Ndërsa i pandehuri F.M., nga 7 deri më 12 nëntor 2024, në vende të ndryshme në Gjilan, me dashje ka ndihmuar të pandehurin V.S., në fshehjen – mos zbulimin e kryesit të veprës penale të vrasjes së rëndë, me çka ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’, nga neni 380 të KPRK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark