Vrasja e 50-vjeçarit në Nekoc të Drenasit, momenti se si arrestohet personi i katër i dyshuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e 50-vjeçarit në Nekoc të Drenasit, momenti se si arrestohet personi i katër i dyshuar

    Insajderi
    06 October 2021 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 22 gusht të vitit të kaluar, në fshatin Nekoc të Drenasit është vrarë Qamil Demiri. Të dyshuar për vrasjen e tij ishin katër persona, tre nga të cilët pasi ishin arratisur, ishin vetëdorëzuar në polici. Sot, policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin e katërt lidhur me këtë rast.

    Gazeta Insajderi ka arritur të kap momentin e arrestimit të dyshuarit të katër. Bëhet fjalë I.S, i cili sot është arrestuar në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.

    I dyshuari është arrestuar nga katër civilë teksa është parë duke i rezistuar arrestimit.

    “Më datë 22.08.2020, në fshatin Nekoc të Gllogocit, kishte ndodhur rasti ‘vrasje e rëndë’. Lidhur me rastin, në atë kohë janë arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në rast. I dyshuari i katërt I.S., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) që nga ajo ditë ndodhej në arrati. Lënda është dërguar në prokurori me kallëzim penal ndaj të dyshuarave, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është lëshuar URDHËR ARREST ndaj të dyshuarit I.S.”, ka bërë të ditur policia.

    Policia ka njoftuar se në banesën ku ishte duke jetuar i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Sot, më 06.10.2021, rreth orës 09:30, në rrugën ‘Tring Ismaili’ Prishtinë nga hetuesit policorë është arrestuar i dyshuari I.S., në banesën ku ka qenë duke jetuar. Të dyshuarit në banesë i është gjetur një pistoletë me një karikator me 3 fishekë. I njëjti është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim mbi ndalimin nga prokurorja e rastit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

    50-vjeçari Qamil Demiri kishte mbetur i vdekur pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

    Në konflikt ishin të përfshira familja e Shaban Sylës ( i dënuar për rastin “Bllaca 2”) dhe familja Demiri.

    Pas vrasjes, katër të dyshuarit ishin arratisur, ndërkaq pas disa ditësh, tre prej tyre u vetëdorëzuan në polici.

    Në arrati kishte mbetur edhe personi i katërt, i cili u arrestua sot nga policia.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark