×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 8 vjeçarit, Rama: Barbari të marrë dënimin më të rëndë

    Insajderi
    17 November 2021 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar mëngjesin e së mërkurës për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Grecalli të Fierit ku në mënyrë monstruoze u vra 8-vjeçari Mateo Vllasia. Ai u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili trupin e pajetë të të miturit e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.

    Rama derisa e cilësoi tragjike vrasjen e 8-vjeçarit kërkoi që të ndaj 38-vjecarit të merret masa më ekstreme e drejtësisë mbi barbarinë.

    Kreu i qeverisë dënoi krimin e rëndë dhe kërkoi nga autoritetet e drejtësisë të reagojnë më shpejtësi që autori të marrë dënimin më të rëndë të parashikuar në kodin penal.

    “Siç të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur, por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit, familjen, të afërmit humbja e vogëlushit Mateo. Ajo çka megjithatë nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në mendjen dhe zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë, është verdikti më ekstrem i drejtësisë ndaj barbarit, i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe kapjes së shpejt nga policia, gjendet sot prapa hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhjen e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe kështu për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës. Vëllazërisht iu shpreh ngushëllimet familjes, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë të pafuqishme”, tha kryeministri Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark