×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e axhës së Prindon Sadriut |Presidenca: Osmani nuk ka njohuri për rastin, e gjithë kjo është tendencë për rrezikimin e jetës së saj

    Insajderi
    17 August 2024 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

    I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare.

    Viktima, Sadri Sadriu, është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.

    Insajderi merr vesh që organet e rendit deri tash si motiv të kërij krimi po hetojnë: hakmarrjen.

    Gazeta Insajderi merr vesh që krejt historia nis diku në vitin 1999, kur viktima dyshohet se ka dhunuar seksualisht një familjare të tashmë të dyshuarit, Festim Ramadani.

    Nacionale, raportoi se Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për tashmë viktimën Sadri Sadriu, për situatën e ndodhur.

    Në një përgjigje për Insajderin, shefi i stafit të Presidentes Osmani, Bekim Kupina, tha se kjo është shpifje me qëllim të implikimit të Presidentes në situata për të cilat as nuk ka njohuri e as lidhje.

    “Presidentja dhe as Zotëria i Parë nuk përdorin asnjë grup komunikimi në asnjë rrjet social. Kjo është tërësisht e pavërtetë dhe tendencioze. Kjo tendencë është me  me qëllim të qartë denigrimi dhe rrezikimi të jetës së Presidentes dhe familjes së saj të ngushtë. Presidentja do t’i kundërshtoj me çdo mjet ligjor këto tendenca dhe tashmë ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që ta trajtojnë këtë me urgjencë”, tha Kupina për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark