Vrasja e Behar Sofisë do paguhej nga ”Bajlozi” ose “i forti i Myslym Shyrit”, flet bashkëpunëtori i drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Behar Sofisë do paguhej nga ”Bajlozi” ose “i forti i Myslym Shyrit”, flet bashkëpunëtori i drejtësisë

    Insajderi
    18 April 2022 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ernejt Shyti,i arrestuar si ekzekutor i Behar Sofisë te Piramida në shkurt të 2021, ka zgjedhur të jetë bashkëpunues me Prokurorinë e Posaçme.

    Sipas “Tv Klan”, 23-vjeçari duke treguar për ditët e përgatitjes së atentatit, flet edhe për personin i cili do të jepte lekët për punën që ata do kryenin.

    Teksa qëndronte në heshtje dhe merrte instruksionet për vrasjen që do kryente,i riu ka dëgjuar nga anëtarët e tjerë të grupit se ky person kishte dy pseudonime.

    “Unë kam dëgjuar Bujarin që i ka thënë Xhuljanos se Bajlozi t’i hedh lekët me çantë te dera e shtëpisë. Në këtë moment Xhuljano e pyeti pse e thërrisnin kështu dhe Bujari i tha se ai ka pasur një pseudonim tjetër, e kemi pas thirrur edhe “I Forti i Myslym Shyrit”, ka thënë ai.

    Shyti tregon se Bujar Leza është personi që ka siguruar mjetet për vrasjen, nga arma të biçikleta, teksa Xhuljano Visha e ka shoqëruar në çdo moment të përgatitjes.

    Grupi hetimit është duke i verifikuar të dhënat e përfituara nga dëshmia e bashkëpunëtorit, të cilët siç thotë SPAK deri në këtë fazë kanë rezultuar të besueshme dhe korrespondojnë me përgjime dhe verifikimet e tjera.

    Ndërkohë hetimet janë përqendruar në identifikimin e personit që përmendet nga Shyti si financues, si dhe porositësve të ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark