Vrasja e biznesmenit në Shëngjin- Si i priti Nikulaj vrasësit në restorantin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrasja e biznesmenit në Shëngjin- Si i priti Nikulaj vrasësit në restorantin e tij

    Insajderi
    02 May 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera detaje janë zbardhur për 3 personat të cilët luanin rolin e vëzhguesit në vrasjen e Ardian Nikulajt të mërkurën e 19 prillit në lokalin e tij në Shëngjin.

    Harry Simpson u kujdes në çdo detaj për të vëzhguar çdo lëvizje jo vetëm të viktimës por dhe familjarëve të tij.

    Në videon e siguruar shihet djali 8 vjeçar i Nikulajt teksa luan bilardo me Simpson e ndërkohë informonte killerin portuges për lëvizjet e të atit, po ashtu tek një video tjetër shihet po Simpson i cili po ashtu ka drekuar me fëmijët e viktimës.

    Tek një tjetër foto shihet Harriet Bridgman dhe Paul Hunt të cilët u mikpriten nga vetë viktima për të darkuar. Informatorët u mikpritën për disa ditë duke u hequr si tursitë në restorantin e Ardian Nikulajt, pa e ditur se kjo mikpritje do të kthehej në plumba dhe me vdekje për vete atë.

    Persona të afërt të familjes Nikulaj kanë konfirmuar mbrëmjen e djeshme se familja Nikulaj  ka nxjerrë nga ngujimi familjen dhe të afërm të Edmond Haxhisë pasi emri i tij doli si i përfshirë në këtë ngjarje. Familja Nikulaj e la pas kanunin duke ia dorëzuar drejtësisë gjykimin e plotë të vrasjes së Ardian Nikulajt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark