Vrasja e boksierit Besar Nimani, detaje nga dosja penale e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrasja e boksierit Besar Nimani, detaje nga dosja penale e tij

    Insajderi
    11 March 2024 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E kishin qëlluar tashmë një herë, por ish-boksieri profesionist Besar Nimani kishte shpëtuar. Kjo kishte ndodhur në vitin 2013.

    Por në mbrëmjen e së shtunës së 9 marsit, shqiptari i Kosovës la BMW X5-shin e tij në qendër të qytetit të Bielefeldit. Një skuadër vrasëse me dy persona u vërsul drejt tij dhe filloi të qëllonte. Ish-kampioni i Evropës i IBF-së vdiq nga një breshëri plumbash.

    Më pas sulmuesit u larguan në këmbë.

    Sipas informacioneve të mediumit gjerman FOCUS online nga qarqet e sigurisë, ai ka pasur një mosmarrëveshje me disa persona. Ende është e paqartë se për çfarë sherri bëhej fjalë.

    Që nga ajo kohë, njësitë policore janë vënë në kërkim të autorëve. Në të njëjtën kohë, hetuesit po kërkojnë zbardhjen e motivit të sulmit. A kishte viktima mosmarrëveshje me gangsterë? Siç mësoi FOCUS online nga qarqet e sigurisë, nuk supozohet se ky konflikt ka të bëjë me qarqe mafioze apo klane kriminale. Përkundrazi, shumë indikacione tregojnë për një motiv personal.

    Dosja penale e Nimanit

    CV-ja e Nimanit nuk përfshin vetëm dhjetëra tituj boksi, por edhe një dosje të trashë penale. Prandaj, babai i tre fëmijëve shpesh përfshihej në konflikte me ligjin dhe lëvizte në qarqet e botës së krimit. Ai ishte gjithashtu i prirur për shpërthime të dhunshme.

    Në vitin 2012, gjykata e qarkut në Bielefeld e dënoi kosovarin me 1350 euro gjobë për goditjen e një njeriu në kokë.

    Një vit më pas, një situatë në një lokal të dynerave. Më 4 gusht 2013, Nimani dhe njerëzit e tij u përplasën me një sigurim turk dhe klikën e tij. Më parë kishte pasur një mosmarrëveshje mes dy palëve.

    Pas një shkëmbimi të shkurtër fjalësh, ai e goditi në kokë me një gotë birre rivalin e tij turk.

    Gjenden armët: Është ndjerë i kërcënuar Nimani?

    Sigurimi turk ka nxjerrë menjëherë një pistoletë, e ka qëlluar sulmuesin e tij dhe më pas ka gjuajtur dy predha në gjurin dhe kofshën e Nimanit.

    Gjatë gjykimit kundër gjuajtësit, Nimani e kundërshtoi ashpër procesin sepse i pandehuri ishte gati të lirohej nga akuza për vrasje. Në shkurt 2016, një forcë policore e armatosur rëndë mbërriti para shtëpisë sëboksierit. Gruaja e re e Nimanit kishte telefonuar 911 sepse burri e kishte rrahur. I dyshuari ishte arrestuar pa rezistencë.

    Sipas portalit Westfalen-Blatt, boksierit iu gjetën gjysmë duzine armë zjarri në bagazhin e tij gjatë një kontrolli policor në Bavari vitin e kaluar.

    Në atë kohë, burri rreth të tridhjetave u mbrojt para hetuesve duke thënë se i duheshin armët për të mbrojtur familjen e tij. A është ndjerë i kërcënuar Nimani? Apo thjesht po përpiqej të arsyetohej, shkruan Focus Online. Prokurori publik nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me këtë çështje. Ky proces gjyqësor pushoi me vdekjen e Nimanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark