Vrasja e burrit që tronditi Tiranën/ Një vit pas gjendet e vdekur nëna e tij, dyshohet të jetë vetë-helmuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e burrit që tronditi Tiranën/ Një vit pas gjendet e vdekur nëna e tij, dyshohet të jetë vetë-helmuar

    Insajderi
    03 April 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendet e pajetë në banesë nëna e Rigels Kaso, 42 vjeçarit i cili u plagos rëndë nga një person dhe më pas humbi  jetën vitin e kaluar në spitalin e Traumës në Tiranë.

    66-vjeçarja Teuta Kaso, sipas të dhënave të policisë, është gjetur e pajetë në banesën e saj në qytetin e Bilishtit ndërsa dyshohet të jetë vetëhelmuar.

    Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim ndërsa mësohet se priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 66-vjeçares.

    “Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja T. K., 66 vjeçe, ka humbur jetën, dyshohet nga vetëhelmimi. Po punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes”, njoftoi policia.

    Vrasja e Rigels Kasos

    Rigels Kaso, 42 vjeç, humbi jetën në spitalin e Traumës, ku ndodhej në gjendje kome dhe në intbim, pas dhunës barbare të ushtruar nga Bajram Gjeleshi.

    Sipas policisë, ai ishte dhunuar me grushte nga 34-vjeçari Gjeleshi dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.

    Blutë njoftuan se 42-vjeçari nga Bilishti ka komunikuar në Instagram me bashkëjetuesen e 34-vjeçarit, Bajram Gjeleshi.

    Ky i fundit ka zbuluar mesazhet dhe ka shkuar vetë në vendtakimin që 42-vjeçari kishte lënë me bashkëjetuesen e tij dhe është konfliktuar me të. Ngjarja çoi në fundin tragjik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark