×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dy të rinjve, Gazetarët: Semaforët u lanë hapur qëllimisht për të ikur autorët e atentatit

    Insajderi
    15 November 2021 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zona e Astirit u trondit pak ditë më parë nga një vrasje e dyfishtë. Viktima mbetën dy të rinjtë Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe miku i tij Armand Dumani 26-vjeç.

    Mirëpo kjo vrasje e dyfishtë ka ngritur dyshime të forta sa i takon rolit të policisë së shtetit në hetimin e vrasjeve.

    Diten e sotme, gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Artur Zheji ngritën dyshimet për mënyrën si atentatorët dolën me shpejtësi nga një zonë si Astiri, ku një njeriu të zakonshëm i duhet 50 minuta të kalojë trafikun.

    Analisti Zheji kërkoi që hetimi të përfshijë dhe efektivë të zonës, ose segmente të policisë, të cilët mund të kenë hapur qëllimisht semaforin për t’i dhënë mundësi autorëve të krimit të largohen.

    Gazetarja Lala bëri me dije se SHÇBA ka nisur një hetim për të parë veprimet e një efektivi që ndodhej vetëm 100 metra nga vendngjarja.

    Pjesë nga biseda në studio:

    Artur Zheji: Rekordet tona kriminale janë rekord botëror. Ne mund të krahasohemi me të gjitha matjet e botës për sa i përket kësaj fushe. Ne nuk mund të krahasohemi për sa i përket gjërave që prodhojnë të mira material dhe një prestigj të një lloji tjetër, por për sa i përket prestigjit kriminal ne jemi në top 5 ose top 10. Mund të jemi në 4 ose 5 vendet më të shquara. Tek goditja nga mbrapa, është një goditje mafioze, pasi kur e godet në krah targeti është në profil dhe probabiliteti për ta shmangur është më i lartë se kur e merr nga mbrapa. Kjo tregon që ata që e kanë shkrepur armën janë vrasës të sprovuar. Kanë tentuar disa herë dhe kanë gjetur vendin e pagabueshëm. Është një vrasje e nivelit të lartë.

    Klodiana Lala: Ne ndonjëherë numrin e vrasjeve e masim me viktimat, por duhet marrë parasysh dhe vendi ku janë qëlluar. Ne na ndodh që kur futemi në atë rrugë në unazë na duhen 50 minuta të dalin. Është trafik tmerrësisht i rënduar se rruga është në ndërtim e sipër.

    Artur Zheji: Ata kanë patur dy gjëra kryesore parasysh, duhet ta vrisnin me çdo kusht targetin, se si duket ose kanë qenë të paguar, ose të kërcënuar ose të motivuar për ta bërë.

    Klodiana Lala: Duhet ta kemi parasysh se Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe nga sistemi Tims dhe kanë patur shumë pak kohë për ta organizuar atentatin.

    Artur Zheji: Mund të ketë një makinë tjetër mbështetëse, të cilët i kanë marrë kur kanë djegur makinën. Ajo mund të jetë një makinë që mund të ketë qenë mbështetëse gjatë gjithë kohës që ishin në ndjekje të targetit dhe mund të ketë njoftuar që semafori mund të jetë hapur. Pra mund të kenë bërë një koordinim perfekt që kanë bërë vrasjen dhe nuk kanë gjetur as trafik dhe që janë zhdukur pa lënë gjurmë. Ose kanë dakordësi me segmente të policisë së asaj zone që i kanë hapur semaforin.

    Klodiana Lala: Sigurisht nuk e përjashtoj që ka zyrtarë të policisë që janë të lidhur me grupet kriminale.

    Artur Zheji: Jam dakord me ty, por s’jam dakord që nuk duhen kontrolluar vetëm kamerat e sigurisë por duhet të hetohet dhe i gjithë luajaliteti i policisë së asaj zone.

    Klodiana Lala: Në dijeninë time SHÇBA ka nisur një hetim në lidhje me veprimet që kanë ndjekur punonjësit e policisë pasi një efektiv ndodhet jo më larg se 100 metra nga vendi ku ka ndodhur vrasja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark