×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dy vëllezërve në Fier – gjithçka nisi për sherrin mes fëmijëve

    Insajderi
    10 September 2024 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë vëllezërit Gramos dhe Lavdosh Kurtaj.

    Një konflikt i momentit mes autorit Altin Kuka dhe dy viktimave, vëllezër, Lavdosh dhe Gramos Kurtaj, është bërë shkak për tragjedinë në Roskovec.

    Vëllezërit janë qëlluar për vdekje, me breshëri plumbash nga 49-vjeçari Kuka.

    Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një sherr i nisur mes fëmijëve, duke degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit nga Altin Kuka.

    Viktimat kanë ndërruar jetë në spital, ku u dërguan me urgjencë pas të shtënave. Në reagimin e parë për mediat, Policia e Fierit njoftoi se ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa është sekuestruar dhe arma e krimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark