Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri u regjistruan Roskovec të Fierit, ku mbetën të vrarë dy vëllezër.
Sipas informacioneve, mësohet se janë qëlluar për vdekje dy vëllezër.
Vëllezërit që kanë ndërruar jetë, janë Vladimir dhe Gramoz Kurtaj.
Autori është shtetasi Altin Kuka, i cili është arrestuar nga policia.
Roskovec/Informacion paraprak
“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49-vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia në Shqipëri.