“Vrasja e foshnjës”- Pasi lindi foshnjën në banesë e futi në qese dhe e hedhi në lumë, arrestohet 42 vjeçarja në Krujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Vrasja e foshnjës”- Pasi lindi foshnjën në banesë e futi në qese dhe e hedhi në lumë, arrestohet 42 vjeçarja në Krujë

    Insajderi
    18 March 2024 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë këtë të hënë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.

    Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka mbështjellë trupin e foshnjës dhe e ka hedhur në lumë.

    Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor, shkruan TCH.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen Leta Koçi 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

    Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark