Vrasja e gjykatësit në Tiranë - brenda sallës u plagosen edhe babë e bir, dalin detaje të reja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e gjykatësit në Tiranë – brenda sallës u plagosen edhe babë e bir, dalin detaje të reja

    Insajderi
    06 October 2025 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë janë regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës.

    Sipas A2 CNN, është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.

    Autori i ngjarjes është arrestuar në flagrancë nga policia, ndërkohë efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.

    Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Kalaja ndërroi jetë teksa ishte rrugës për në spital.

    Po ashtu bëhet e ditur se nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, babë e bir.

    Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Kujtojmë se autori i krimit u arrestua më herët, teksa ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e tij dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Ngjarja e sotme është një kambanë alarmi për sigurinë në vend, pasi ajo ndodhi brenda ambienteve të një prej institucioneve që konsiderohet ndër më të sigurtat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark