Vrasja e gruas shtatzënë, Haxhiu: Duhet të shkarkohen të gjithë zyrtarët që neglizhuan punën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e gruas shtatzënë, Haxhiu: Duhet të shkarkohen të gjithë zyrtarët që neglizhuan punën

    Insajderi
    01 December 2022 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dorëheqje apo shkarkim për të gjithë zyrtarët që kanë neglizhuar rastin e 36-vjeçare, e cila u vra në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

    Haxhiu ka thënë se nuk mund të pranojë situata kur zyrtarët që paguhen me taksat e qytetarëve nuk u shërbejnë atyre.

    Secili zyrtarë që nuk e ka kryer punën e tij/saj duhet të jap dorëheqje, nëse nuk japin dorëheqje atëherë duhet të ketë shkarkime. Nuk mund më të pranojmë situata ku zyrtarët të cilët paguhet me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës nuk u shërbejnë atyre por thjeshtë neglizhojnë rastet e tilla”, ka deklaruar ajo për Tëvë1.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark