Vrasja e Liridona Ademajt, eksperti i krimit tregon edhe një detaj që ndihmoi policinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Liridona Ademajt, eksperti i krimit tregon edhe një detaj që ndihmoi policinë

    Insajderi
    05 December 2023 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar edhe një detaj tjetër të vrasjes së Liridona Ademajt që ka ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarve për rastin. Ai ka thënë se telefoni i Naim Murselit kishte qëndruar i hapur në makinën e grabitësve deri mëngjesin e se nesërmes së ditës së krimit.

    Ai ka thënë se ky fakt është diletantizëm dhe gabim i ekzekutorit që ka ndihmuar policinë.

    “Ky është diletantizëm normalisht diletantizëm i vet ekzekutorit që kanë dhe një gjë këto sepse disa telefona për t’i mbyllur duhet t’i hapësh kodin dhe ai nuk ka ditur me gjasë për t’i mbyllur dhe i kanë mbajtur aty ose mund t’i kenë mbajtur në makinë sepse deri në mëngjesin e së nesërmes dhe celulari i Naim Murselit ishte në makinën e ekzekutorit. Dhe ishte i hapur deri në mëngjes, pastaj duket ka rënë bateria dhe është mbyllur krejtësisht, kjo ka ngjallur reagime edhe te familja e viktimave”, tha Karamuço.

    Më tutje, ai ka thënë se një fakt tjetër që ndihmoi policinë ishte edhe kamerat e vendosura në vendngjarje.

    “Fatmirësisht kjo ngjarje ka pasur kaq shumë gabime dhe diletantizëm dhe e ka pasur shumë të lehtë policia e Kosovës dhe kamerat kanë qenë fat i mirë që menjëherë u lokalizua, u mbajtën nën vëzhgim dhe u arrestuan që të tre dhe edhe në varrim janë vëzhguar.”, tha Karamuço.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark