Vrasja e Liridona Ademajt – me këtë datë pritet të dëshmojë edhe babai i Naim Murselit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Liridona Ademajt – me këtë datë pritet të dëshmojë edhe babai i Naim Murselit

    Insajderi
    22 September 2025 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Gjatë kësaj seance janë dëgjuar ekspertët e neuropsikiatrisë, Shpend Haxhibeqiri për Naim Murselin dhe Bujar Obertinca për Granit Plavën.

    Në të dy rastet ka rezultuar se të dyshuarit për vrasjen e Ademajt janë në gjendje të mirë psikike.

    Në këtë seancë ka munguar eksperti mjeko-ligjor, Naim Uka, i cili pritet të dëshmojë më 6 tetor.

    Ndërkohë, më 10 tetor para trupit gjykues do të paraqitet edhe babai i Naim Murselit, Shaban Murseli.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet për rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark