Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj autorit të dyshuar Mario Përlleshaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kalon për gjykim çështjen ndaj autorit të dyshuar Mario Përlleshaj

    Insajderi
    27 March 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

    Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykimin e dosjes penale, ndërkohë që 14-vjeçari Përlleshaj do të gjykohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e bërë nga i mituri për gjykim të shkurtuar.

    Psikologia Lindita Hoxha, e cila mori pjesë në seancë, u shpreh dakord për vijimin e një gjykimi të zakonshëm, në mënyrë që çështja të shqyrtohet më në thellësi.

    Përlleshaj aktualisht ndodhet në institucionin e Kavajës, dhe edhe në dhjetor të vitit të kaluar, ai kundërshtoi masën “arrest në burg”, të cilën Gjykata e Apelit e la në fuqi më 17 dhjetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark