Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca ndaj autorit, Mario Përlleshaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca ndaj autorit, Mario Përlleshaj

    Insajderi
    10 March 2025 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën e Tiranës është mbajtur të hënën seanca paraprake për Mario Perlleshaj, autorin e vrasjes së Martin Canit, disa muaj më parë pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

    Në seancë janë paraqitur i ati dhe e ëma e viktimës, Engjëll dhe Florina Cani.

    Një muaj më parë prokuroria mbylli hetimet dhe çoi për gjykim 16-vjeçarin Mario Përlleshaj me akuzën ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave.

    Martin Cani mbeti viktimë e një sherri mes të miturish disa muaj më parë në shkollën ‘Fan Noli’ në kryeqytet’ për sherre banale që mund ta kenë zanafillën edhe në rrjetet sociale.

    Policia arrestoi autorin e ngjarjes, 16-vjeçarin Mario Përlleshajn, i cili studionte në të njëjtën shkolle me viktimën.

    Në ekspertimin e thikës së përdorur nga autori i ngjarjes pranë shkollës “Fan Noli” u zbuluan dy profile ADN.

    Njëri i përket viktimës, Martin Cani, ndërsa tjetri shokut të tij, i cili mbeti i plagosur, i mituri me iniciale L.M.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark