Vrasja e mësuese 63 vjeçare në Prishtinë nga bashkëshorti - reagon ministrja e Drejtësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e mësuese 63 vjeçare në Prishtinë nga bashkëshorti – reagon ministrja e Drejtësisë

    Insajderi
    25 November 2022 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në Prishtinë, një grua po dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, shkruan Insajderi.

    Vrasja e gruas me sëpatë nga burri që tronditi vendin mëngjesin e sotëm – Gjithçka që dihet deri tash

    Haxhiu ka shkruar se “Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë“, derisa ka thënë se është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.

    “Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë”, shkroi ajo në Facebook teksa u shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe nxënësve të së ndjerës.

    Për të ndjerën për Insajderin ka folur drejtori i shkollës, Isak Bregaj, ai është shprehur i tronditur me rastin teksa ka theksuar se mësuesja Sadije asnjëherë nuk ka munguar.

    “Jemi shumë të tronditur, në mëngjes nuk ka ardhur në shkollë, edhe jam befasu sepse ajo çdo herë kur mungon dikush më raporton dhe kolegëve ju thashë a mos po e dini Sadija mungon, arsimtarja ska lajmëru, më thanë nuk e dimë. Tentova me thirrë në telefon nuk e hapke telefonin, biseduam me kolegë prapë, lidhje pas lidhje e mësuam se e ndjera ka ndërruar jetë”, tha Bregaj për Insajderin.

    Bregaj shtoi se ajo ka qenë shumë e dashur për nxënësit, e mësimdhënëse e zonja.

    Madje ai shtoi se këtë të dielën kishin për të udhëtuar si kolektiv për festë të 28 nëntorit në Shqipëri.

    “Çifti nuk kishin probleme” – flasin fqinjët e familjes Godeni, ku burri vrau gruan

    Fqinjë të lagjes i kanë thënë Insajderi se janë tronditur me lajmin, dhe se nuk njiheshin për probleme.

    “Kanë qenë fqinjë shumë të mirë, as burri nuk është dokë që ka ndonjë problem, jemi tronditë”, i ka thënë njëri nga ta Insajderit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark