Vrasja e Muhamet Matoshit në Hajvali - Prokuroria del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Muhamet Matoshit në Hajvali – Prokuroria del me njoftim

    Insajderi
    12 August 2025 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar opinionin publik se me datë 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri.

    Viktima u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoves, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete.

    Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policisë se Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

    Si rezultat i veprimeve të deritanishme hetimore, është identifikuar autori i dyshuar, Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark