×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Nusert Cenës në Kaçanik – Flet për Insajderin i afërmi i tij

    Insajderi
    24 January 2023 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 48-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik, ka bërë të ditur Policia.

    Insajderi mëson se personi i vrarë është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Cena.

    Cena kishte qenë ushtari i Brigadës 162, “Agim Bajrami”.

    Për Gazetën Insajderi ka folur komandanti i UÇK-së në Kaçanik, Hajrush Kurti. I njëjti tha se nuk ka informacion për rastin e vrasjes së Cenës.

    Kurti tregoi se së bashku me baxhanaku e tij (Cenën) kishin qenë luftëtarë të UÇK-së dhe TMK-së.

    “Nuk kam asnjë informacion se çfarë ka ndodhur apo si ka ndodhur rasti. Cena ka qenë në UÇK dhe TMK deri në fund, kemi qenë bashkëluftëtar bashkë, pasi jemi edhe baxhanak mes vete”, tha Kurti për Insajderin.

    Sipas Policisë, Nusert Cena ishte ekzekutuar me breshëri plumbash nga persona të panjohur. Derisa dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete. Janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

    Në lidhje me këtë policët hetues dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve , nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë  i kanë nisur hetimet .

    Nga hetimet e para, ekzaminimit të vendit të ngjarjes dyshohet se personi/persona të panjohur në Kaçanik të Vjetër nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Jo larg vendit të ngjarjes në fshatin Soponicë të Kaçanikut është gjetur edhe një automjet tjetër i udhëtarëve i përfshirë nga flaka , ku ekziston dyshimi se personat e dyshuar pasi e kanë kryer vrasjen në Kaçanik të Vjetër i kanë vënë flakën automjetit dhe janë larguar.

    Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i viktimës N.C (M/K) i moshës 48 vjeçar dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .

    Ekipe të Policisë Rajonale të Ferizajt nga sektorë të ndryshëm po punojnë vazhdimisht në grumbullimin e informacioneve në terren për të zbardhur sa më shpejtë rastin 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark