Zbulohet identiteti i efektives së plagosur në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivia e forcave “Shqiponja” është Xhensila Shota. Mësohet se e reja ndodhej në zonë në momentin kur është shtënë me armë zjarri.
Sot u vra Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan. Sipas dosja.al, Pjerin Xhuvani është i njëjti person i cili u përfshi në sherrin mes mbështetsve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan ditën e verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste.
Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.
Më 14 mars ai ishte pjesë e turmës që goditi mbështetësit e PD të cilët thërritën Rama ik gjatë parakalimit të kryeministrit Edi Rama.