×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e policit në Serbi, Vuçiq: Po i verifikoj informacionet që më vijnë nga Kina

    Insajderi
    18 July 2024 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për ndihmë ndaj të dyshuarit për vrasjen e policit serb.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për këtë ka thënë se është duke e “verifikuar” lajmet jozyrtare që ka marrë nga Kina, që kanë të bëjnë me kërkimin e të dyshuarit për vrasjen e një polici dhe plagosjen e kolegut të tij në afërsi të Loznicës.

    “Tani po i verifikoj disa lajme jozyrtare që kam marrë nga Kina, shpresoj se gjithçka do të jetë mirë”, tha Vuçiq, i pyetur nëse ka ndonjë informacion të ri për vendndodhjen e një shqiptari të Kosovës të dyshuar për ngjarjen afër Loznicës.

    Të arrestuarit dyshohen se kanë transportuar Faton Hajrizin nga Presheva për në Loznicë.

    Aksioni është kryer nga shteti i Serbisë, në bashkëpunim me policinë e Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

    Derisa, mediat serbe kanë filluar që ta përmendin me emër Faton Hajrizin, si person që po kërkohet nga institucionet atje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark