Vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër, babai i viktimës: Nuk presim asnjë fjalë nga familja e autorit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër, babai i viktimës: Nuk presim asnjë fjalë nga familja e autorit

    Insajderi
    08 January 2025 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babi i Ramazan Matajt, 33-vjeçari i cili mbeti i vrarë pak ditë më parë nga Arjon Hasaj për çështje nderi, ka deklaruar se nuk pret kërkim falje nga familja e autorit.

    Në një intervistë për Top Story, ai bëri thirrje që autori të marrë dënimin e merituar.

    “Kjo na ka rënë si bum. Nuk e dimë çështjen. Në radhë të parë falënderoj mediat dhe policinë e Shkodrës që çdo gjë u zbardh, sepse kjo është gjysma e së keqes, por na kishte mbetur thikë në zemër.

    I lutem edhe shtetit, ata që janë ashtu, të marrin dënimin që i takon.

    Janë vendalinjtë tanë. Ata kishin të drejtën të komunikonin me ne, por bum na ranë ne. Nuk na ngushëlluan dhe nuk presim asnjë fjalë me ta”- u shpreh babai i viktimës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark