Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, arrestohen babë e bir, dyshohen si autorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, arrestohen babë e bir, dyshohen si autorë

    Insajderi
    07 January 2025 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Ramazan Mataj.

    Të arrestuar janë babë e bir, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë. Mësohet se në pranga janë vënë Rrustem dhe Arjan Hasa.

    Ramazan Mataj u vra tri ditë më parë në orët e mbrëmjes në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër.

    Nga dinamika e rindërtuar e vrasjes në Postribë të Shkodrës, ka rezultuar se 33-vjeçari është qëlluar nga një person i vetëm nga të dyja anët e makinës, në mënyrë që atentatori të sigurohej për të eliminuar objektivin e tij, shkruan A2 CNN-i.

    Në vendngjarje policia ka sekuestruar 14 gëzhoja. Ndërsa hetimet janë shtrirë në dy pista. E para është ajo e konflikteve personale, çka dyshohet që Ramazan Mataj të ketë ngacmuar vajza në rrjetet sociale.

    Aparati i tij celular është çuar në laborator për t’u hapur dhe për të zbuluar bisedat e kryera prej tij. Si pistë të dytë, hetuesit kanë atë të ndonjë konflikti në Belgjikë, shtet ku Mataj ka qëndruar më herët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark