Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg dy punonjësit që ndihmuan pronarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vrasja e recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg dy punonjësit që ndihmuan pronarin

    Insajderi
    09 June 2024 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit “Greccia” në Dhërmi Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, të cilët ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

    Ata eliminuan sendet personale, teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë, duke i djegur në furrën e picave. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u ekzekutua nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu 43 vjeç në Hotel Greccia në Dhërmi.

    Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur ,vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe masën e sigurisë arrest në burg.

    Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark