Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar dhe ekstraduar S.H., 31-vjeçar, i dyshuar për një vrasje të para 11 viteve nga dy shtetas të Shqipërisë të kryer në Prizren.
Përmes një njoftimi, thuhet se para 11 vitesh dy vëllezër kishin vrarë viktimën 19-vjeçare, shkruan Insajderi.
Njëri nga ta ishte arrestuar nga autoritetet, mirëpo tjetri ishte në arrati dhe po qëndronte në Britani të Madhe.
Përmes Zyrës ndërlidhëse atje, ka arritur të arrestohet dhe të ekstradohet i dyshuari i dytë për vrasjen e 19-vjeçares.
Siç njofton PK’ja, S.H. është intervistuar nga hetuesit dhe i dyshuari është mbrojtur në heshtje.
Ai është ndaluar për 48-orë si i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”. /Insajderi.org/