×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e rëndë për borxh prej 300 eurosh në Klinë, gjykata i dënon 84 vjet pesë të akuzuarit

    Insajderi
    31 July 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve Nderim, Basri, Agron, Ardit dhe Bahri Gashi, duke i dënuar me 84 vjet burgim (së bashku) për vrasjen e F.H., në Volljakë të Klinës.

    Ndaj të akuzuarit Nderim Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, gjykata ka shqiptuar dënim me 28 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 10 vite, për veprën e tretë “Armëmbajtje pa leje” me 1 vit burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënimin unik prej 28 vjet burgim.

    I akuzuari Basri Gashi për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, u dënua me 11 vjet burgim, për të dytën “Vrasje e rëndë në tentativë” me 6 vite burgim. Ndaj të njëjtit, është shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim.

    I akuzuari i tretë Agron Gashi, për veprën e parë penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, u dënua me 11 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 6 vjet burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim.

    I akuzuari i katërt Ardit Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje u dënua me 10 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 5 vjet burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik prej 13 vjet burgim.

    I akuzuari i pestë Bahri Gashi, për veprën e parë “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje u dënua me 10 vjet burgim, për veprën e dytë “Vrasje e rëndë në tentativë” me 5 vjet burgim. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik prej 13 vjet burgim.

    I akuzuari i gjashtë Ylli Gashi, u lirua nga akuza për tri vepra penale: “Ndihma në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”, “Ndihma në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Ndërsa, i akuzuari Ylli Gashi u lirua nga akuza, raporton Betimi për Drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark