Vrasja e rreshterit Lika - këto janë detajet e fundit nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e rreshterit Lika – këto janë detajet e fundit nga Policia

    Insajderi
    02 April 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kaçaniku është tronditur mbrëmjen e së martës, rreshter i Policisë së Kosovës, Muhamed Lika është vrarë derisa po hynte në banesë, shkruan Insajderi.

    Sipas raportit të policisë, fillimisht ishte raportuar për një një person të plagosur, njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima mashkull kosovar (zyrtar policor ) është pa shenja jete.

    VIDEO

    Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse nga të gjitha njësitë relevante policore si dhe prokurori me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    I dyshuari për vrasjen ndodhet ende në arrati.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e konfirmoi lajmin për Insajderin, duke shtuar se motivet e krimit ende nuk janë të qarta.

    “Jemi duke punuar intensivisht, ende nuk ka diçka të re”, tha ai shkurt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark