Vrasja e rreshterit Bunjaku, reagon ambasadori italian – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e rreshterit Bunjaku, reagon ambasadori italian

    Insajderi
    24 September 2023 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ku mbet i vrarë rreshteri i forcave policore, Afrim Bunjaku dhe dy zyrtarë të tjerë të plagosur.

    De Riu, siç thuhet në reagimin e ambasadës së Italisë në Kosovë, ka thënë se personat përgjegjës për veprimet vrasëse duhet sjellë përpara drejtësisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ambasadori i Italisë Antonello De Riu dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e rreshterit të ndjerë gjatë kryerjes së detyrës. Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane.

    Deri më tani, për rënien në detyrë të rreshterit Bunjaku kanë reaguar edhe ambasada e SHBA-së dhe Gjermanisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark