Vrasja e shqiptarit në Athinë, mediat greke: Dyshohet se urdhri erdhi nga burgu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Vrasja e shqiptarit në Athinë, mediat greke: Dyshohet se urdhri erdhi nga burgu

    Insajderi
    01 December 2023 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 56-vjeçarit shqiptar nga Berati, Thimi Prifti.

    Prifti u vra të enjten në Athinë, dhe sipas mediave greke, dyshohet se vrasja e tij është urdhëruar nga burgu.

    Është mësuar se viktima ishte një person i rëndësishëm i trafikut të drogës në Greqi dhe se kishte krijuar rivalitete gjatë kohës që kishte qenë i burgosur për trafik të lëndëve narkotike.

    Hera e fundit që Prifti ishte arrestuar, ishte në vitin 2023 dhe u lirua me kusht, raporton Euronews.al.

    Mediet greke raportojnë se ai rezulton i dënuar më parë si anëtar i një organizate kriminale, për trafikim lëndësh narkotike. Po ashtu ato raportojnë se ai ishte përfshirë në trafik të paligjshëm cigaresh dhe falsifikim dokumentesh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark