×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e shqiptarit, si e lidhin mediat ekzekutimin me arrestimin e anëtarëve të mafias ruse

    Insajderi
    19 December 2020 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të ndryshme dali në dritë në lidhje me vrasjen e një shqiptari në Alicante të Spanjës. Mediat deri më tani kanë bërë publike moshën e tij, 42 vjeç, ndërkohë që ende nuk kanë treguar se si quhej viktima.

    Mësohet se shqiptari jetonte prej disa vitesh në Spanjë. Ai ishte me precedentë të mëparshëm penalë. Disa media e lidhin vrasjen me larjen e hesapeve megjithatë nuk japin shumë detaje.

    Të tjera media shkruajnë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë pasi disa anëtarë të dyshuar të mafias ruse u arrestuan për pastrim parash. Një prej tyre është edhe ish-këshilltari i Alteas, Jaime Selles.

    Gjatë 18 bastisjeve dhe kontrolleve në Alicante, Madrid, Tarragona e Ibiza policët sekuestruan armë zjarri, 300 mijë euro të thata, diamantë dhe valutë parash online.

    Më shumë detaje nuk bëhen të ditura, por theksohet se po vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e plota dhe të gjithë dinamikën e kësaj ngjarjeje. 42-vjeçari shqiptar u ekzekutua të premten teksa darkonte në një restorant me persona të tjerë.

    Ai u qëllua 5 herë nga një person që mbante një kapuç në kokë. Ky i fundit vijon të mbetet gjithashtu i paidentifikuar. Plagët ishin fatale për shqiptarin, i cili pavarësisht ndihmës së parë humbi jetën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark