Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë të ndodhur në nëntor të vitit 2021 në Gllogjan, do të dalin para gjykatës javën tjetër.
Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë. Ajo tha se seanca për këtë rast është caktuar më 24 maj, në orën 10:00.
“Lidhur me kërkesën tuaj për informacione, ju njoftojmë se seanca fillestare në rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan, është caktuar për datë 24 Maj 2023, në ora 10:00”, ka thënë për zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti.