Brenda makinës BMW, e cila është përdoruar nga autorët e vrasjes në Tepelenë, policia ka zbuluar 3 armë zjarri të cilët ishin të monitoruara me silenciator.
Sipas të dhënave besohet se kanë qenë 3 autor, të cilët pasi kanë arritur të marrin informacionin se vëllezërit Kalemi ndodheshin në lokal kanë ndërhyrë direkt me sulm drejt tyre raporton Ora News.
Ky automjet ka mbajtur targën OH 4561 siç e shikoni në këtë foto. Sipas ekspertëve nga këqyrja paraprake e bërë e automjetit, hetusit do ta kenë të vështirë gjetjen e ndonjë prove të mundshme daltiloskopike pasi makina ka pësuar një djegie të plotë.
Policia ka nisur me kamerat e sigurisë për gjatë gjithë qytetit të Memaliaj për të pikasur këtë targë makinë për të cilën besohet se ajo mund të jetë vendosur vetën ditën e ngjarjes.