Benjamin Netanyahu ka mbajtur një konferencë shtypi pas lajmit për vrasjen e tri pengjeve gabimisht nga ushtria izraelite.
“Shteti i Izraelit po vajton vdekjen e tri pengjeve tona. Rasti më theu zemrën mua, po ashtu edhe të gjithë kombit”, deklaroi kryemnistti izraelit.
Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant tha se ai mban përgjegjësi për gjithçka që po ndodh në luftë.
“Ishim shumë afër t’i sjellim në shtëpi”, u shpreh Gallant në konferencë.
IDF apo Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë vrarë gabimisht tre shtatas izraelitë të cilët ishin pengje të Hamasit.
Tri pengjet që u vranë gabimisht nga ushtria e Izraelit mbanin në duar flamuj të bardhë të improvizuar, sipas raportimeve.
Viktimat ishin Samer Talalka (22 vjeç), Yotam Haim (28 vjeç) dhe Alon Shamriz (26 vjeç)