Vrasja e Vanessës: Para se kosovari ta vriste i kishte dërguar partnerit të saj video erotike me të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vrasja e Vanessës: Para se kosovari ta vriste i kishte dërguar partnerit të saj video erotike me të

    Insajderi
    29 December 2023 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja disa ditë më parë e 27-vjeçares  italiane Vanessa Ballan nga 41-vjeçari shqiptar, Bujar Fandaj.

    Siç raportojnë mediat italiane, para se të vriste 27-vjeçaren, Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello.

    Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë.

    Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë.

    Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është dhunuar barbarisht nga Fandaj.

    Ndër të tjera, autoritetet italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri dhe më pas shqiptari e ka qëlluar me thikë në zemër.

    Vanessa Ballan dhe Bujar Fandaj kishin qenë në një lidhje së bashku. Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen.

    Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin.

    41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark