Vrasja e vëllait të Kim Jong-un: e dyshuara ishte paguar 90 dollarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrasja e vëllait të Kim Jong-un: e dyshuara ishte paguar 90 dollarë

    Insajderi
    25 February 2017 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gruaja Indoneziane e arrestuar për vrasjen e gjysmë vëllait të liderit të Koresë Veriore tha që i janë dhënë 90 dollarë për të kryer një rreng, raporton BBC.

    Siti Aisyah, gruaja e cila ka lyer fytyrën e Kim Jong-nam me toksinë, tha që asaj i janë dhënë paratë për të lyer fytyrën e Kim me “vaj bebesh” si pjesë e një rrengu për një shaka të një spektakli televiziv.

    Ndërsa testet tregojnë që Kim ishte vrarë me një agjent shumë toksik të nervave VX. E kjo është e klasifikuar si një armë shkatërruese nga Kombet e Bashkuara.

    Dyshohet që prapa këtij sulmi është Korea Veriore, por kjo e mohon fuqishëm.

    Një grua vietnameze dhe një burrë nga Korea Veriore janë arrestuar lidhje me rastin ndërsa shtatë të tjerë të dyshuar po kërkohen nga policia. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark