Vrasja e vitit 2010 në diskotekë- Policia nuk e gjen në shtëpi Granit Elshanin që u dënua me 24 vjet burg, dyshohet se u largua nga Kosova - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e vitit 2010 në diskotekë- Policia nuk e gjen në shtëpi Granit Elshanin që u dënua me 24 vjet burg, dyshohet se u largua nga Kosova

    Insajderi
    27 September 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Granit Elshani, ishte akuzuar për vrasje të rëndë në kafiterinë “City Club” në Pejë. Gjykata e Apelit mori vendim për ndryshimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila vitin e kaluar shpalli aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit, dhe e dënoi me 24 vjet burgim.

    Sipas vendimit të Apelit, Granit Elshani duhej të dërgohej në paraburgim, por Policia nuk e ka gjetur në shtëpi, madje ai dyshohet se nuk ndodhet në Kosovë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.

    Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, me kryetar të trupit gjykues Sulltan Dobraj, bazuar në aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, APS.nr.18/2024 të datës 20.09.2024, me të cilin është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurit G.E., ka lëshuar në të njëjtën datë urdhëresë për Stacionin Policor në Pejë, që i pandehuri G.E. të dërgohet nga shtëpia e tij në Qendrën e Paraburgimit“.

    Muqaj ka thënë se sipas familjarëve të tij, Granit Elshani nuk ndodhet në Kosovë.

    Nga raporti i policisë për zbatimin e urdhëresës, jemi njoftuar se i pandehuri G.E. nuk është gjetur në shtëpi, dhe sipas deklarimit të familjarëve të tij, ai nuk ndodhet në Kosovë.

    Më datën 24.09.2024, Gjykata ka lëshuar një urdhërarrest drejtuar Stacionit Policor në Pejë, duke i urdhëruar ata të ndërmarrin veprime për arrestimin e të pandehurit G.E. dhe ta dërgojnë atë në Qendrën e Paraburgimit. Deri në atë moment, nuk kishte asnjë informacion lidhur me ekzekutimin e urdhërarrestit të datës 24.09.2024, dhe Gjykata ka konstatuar se Stacioni Policor në Pejë nuk ka arritur ende të ekzekutojë këtë urdhërarrest.

    Gjykata, duke u bazuar në faktet e lartpërmendura, ka konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për të lëshuar urdhër për shpalljen e Letërreshtimit vendor. Sot, më datën 27.09.2024, është lëshuar Letërreshtim vendor, i cili do të shpallet nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Pejë, në të gjitha Stacionet Policore të Kosovës dhe në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës“, ka konfirmuar Muqaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark