Vrasja e vitit 2010 në diskotekë, Gjykata e liron nga akuzat Granit Elshanin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e vitit 2010 në diskotekë, Gjykata e liron nga akuzat Granit Elshanin

    Insajderi
    30 November 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Granit Elshanit, i cili akuzohej për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve“.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, trupi gjykues ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale si në aktakuzë.

    Njoftimi i plotë i gjykatës:

    Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit G.E., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohej për veprat penale, “Vrasja e rëndë”, “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës..

    Trupi gjykues së bashku me kryetarin e kësaj trupe, Sulltan Dobraj, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit dhe analizimit të të gjitha provave, adresimin e rekomandimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka ardhur në përfundim se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale si në aktakuzë.

    I pandehuri G.E., akuzohej se “me datën 02 janar 2010, rreth orës 22:45 minuta, në Pejë, në diskotekën “C.C.”, e cila gjendet në afërsi të sheshit “Haxhi Zeka” në Pejë, me dashje në shenjë hakmarrje për ta privuar nga jeta të dëmtuarin V.K., ka nxjerr dy armë dhe ka filluar të gjuaj në drejtim të tij me këtë rast me dashje ka privuar nga jeta viktimën B.Sh. dhe ka rrezikuar jetën e të dëmtuarve V.K., A.B. dhe një numri të madh të personave të pranishëm në diskotekë. Po ashtu në largim e sipër nga vendi i ngjarjes, jashtë diskotekës “C.C.”, me armë zjarri ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve, duke rezultuar me lëndim të rëndë trupor për të dëmtuarit H.B.”.

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark