×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e vitit të kaluar në Balincë të Malishevës, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

    Insajderi
    01 July 2024 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria ngritë aktakuzë ndaj nëntë personave për vrasjen e vitit të kaluar në Balincë të Malishevës

    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave për vrasjen që ndodhi më 31 gusht të vitit të kaluar në Balincë të Malishevës.

    Lidhur me këtë detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Gjakovës.

    Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.

    Për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penal “Pjesëmarrja në rrahje”.

    Për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    “Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjakovës

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark