Dodë Gjikolaj, i dyshuari kryesor për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit në Gjakovë në vitin 2018 sot është dërguar në vendin e ngjarjes, shkruan Gazeta Insajderi.
Prokurorë, gjykatës e policë kanë marrë pjesë në rikonstruktimin e ngjarjes.
Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Inasjderi shihet se në vendin ku ka ndodhur vrasja është dërguar edhe i dyshuari, Dodë Gjikolaj.
Dod Gjikolaj, 41 vjeç ishte arrestuar para tri viteve, gjatë një operacioni policor në qytetin e Gjirokastrës si i dyshuari kryesor për vrasjen me eksploziv të Haxhi Ahmetit.
41-vjeçari ishte kërkuar për disa vite Kosovës, si i dyshuar për vrasje me pagesë.
Gjikolaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe cilësohej nga drejtësia në Kosovë si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.
Sipas informacioneve të Policisë, 41-vjeçari ishte i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe eksploziv.
Edhe pse mediat nuk ishin te ftuara, Insajderi ka siguruar pamje nga ky veprim i organeve te rendit.