Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar i krimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar i krimit

    Insajderi
    28 September 2025 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja jane zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.

    Burime për News24 bëjnë me dije se policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora.

    Sipas të njëjtave burime, forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.

    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

    Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.

    Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë por u liruan disa orë më vonë. Burime jozyrtare bënë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.

    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark